Sektori i Teknologjive Bujqësore është njësia organizative bazë e Drejtorisë së Teknologjive Bujqësore pranë QTTB-së Fushë Krujë.
Ofron
- Teknologji të reja të kultivimit (rivlerësimi i teknikave të ndryshme të kultivimit) për kushtet aktuale të fermave bujqësore për bimët kryesore foragjere, fasulen dhe lule diellin.
- Studimin dhe vlerësimin e imputeve bujqësore (plehra pesticide) në kushte fushore të kultivimit.
- Kërkim në fermë për probleme të kultivimit të bimëve foragjere, livadheve polifite, fasules etj.
- Bashkëpunim dhe asistencë të kualifikuar profesionale për çështje të politikave bujqësore.
- Demonstrimin e teknologjive të reja të kultivimit në Bazën Eksperimentale Prodhuese të QTTB dhe në ferma pilot për bimët që mbulon.
- Evidentimin e problemeve të ndryshme në rajon dhe zgjidhjen e tyre në bashkëpunim me struktura të tjera për probleme të kultivimit të bimëve.
- Përgatit dhe publikon materiale divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët për foragjeret, fasulen dhe livadhet polifite.
- Trajnon specialistë të bujqësisë, fermerë dhe studentë të shkencave bujqësore.
Këto detyra i realizon nëpërmjet zbatimit të: “Rinovimi, transferimi i teknologjive të kultivimit të bimëve foragjere, fasules dhe bimëve të tjera bishtajore”.
Bashkëpunon
- Me shoqata private të fermerëve me drejtim bujqësor e blegtoral;
- Me Entin Shtetërorë të Farërave dhe Fidanëve për probleme të testimit të varieteteve dhe prodhimit të farës;
- Me Departamentin i Prodhimit Bimor të Universitetit Bujqësorë Tiranë;
- Me Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
- Me organizma, shoqata, dhe grupe interesi te vendit dhe të huaja etj.


